Jepni ndihmesë pa dalë nga shfletuesi juaj web

Prodhojmë jo pak video, ndërkohë që u tregojmë njerëzve rreth projektit FreedomBox, shumica e të cilave janë në Anglisht. Kjo u përshtatet mjaft atyre që kuptojnë Anglisht dhe që dëshirojnë të shohin video, por ngre ca pengesa për pjesën tjetër të botës. Nëse ju pëlqejnë videot tona, mund të ndihmoni të tjerët që të mund t'i përdorin, duke shpenzuar pak minuta për titrim të tyre, duke e kthyer në tekst që mund të hapet dhe përkthehet lehtë.

Nëse keni të instaluar një shfletues web modern, keni tashmë gjithçka duhet për të na ndihmuar. Thjesht vizitoni faqen tonë të medias dhe shihni te menuja e titrimit nën secilën video. Nëse ndonjë prej tyre thotë "Titromë!" klikoni mbi dhe jeni gati t'ia filloni. Për këtë do t'ju duhet një llogari te Universal Subtitles, projekt i Participatory Culture Foundation.

Video të cilat kanë nevojë të titrohen

Fjala e Jame Vasile-it "Elevate 2011" nga konferenca Elevate e 2011 në Grac, 24 Tetor, 2011

Bdale Garbee "FreedomBox progress report" në DebConf 2011, më 12 Gusht, 2011