Çfarë do të kryejnë FreedomBox-et?

Një shërbyes në formën e një spine ose ndonjë tjetër pajisje dixhitale në shtëpinë tuaj që xhiron software-in Freedom Box mund të ofrojë shumë shërbime, juve dhe miqve tuaj, në mënyrë automatike dhe të sigurt. Sa vijon, është një listë e shkurtët e shërbimeve që mendojmë se janë me rëndësi:

FreedomBox-et mund të bëjnë gjithçka që mund të bëjnë kompjuterat me sistemin e lirë operativ Debian GNU/Linux, çka do të thotë që kanë mundësi të përdorin më së miri mijëra paketa zbatimesh. FreedomBox-et janë sisteme Debian shërbyesish të formësuar posaçërisht për t'u dhënë përdoruesve shërbime komunikimi të sigurt dhe me privatësi të mbrojtur. FreedomBox-et me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të zonjat, ngaqë do të mund të përmirësojnë veten në mënyrë të sigurt dhe të parrezik, duke përdorur mekanizma përmirësimi automatik të mirëprovuar dhe të qëndrueshëm, tashmë të përdorur në qindra mijëra instalime të Debianit apo pjellash të tij, anembanë botës.