translate.sq   (100%)

Bashkësi mbarëbotërore, shumë gjuhë

FreedomBox Foundation është në fillimin e përpjekjeve të veta për të bashkëpunuar me një bashkësi mbarëbotërore. Kemi nevojë të flasim me të gjithë, kudo, në gjuhën e tyre. Ndaj edhe po e ndërtojmë projektin të përkthyeshëm që në fillim.

Për bashkëpunim mbi cilësinë e lartë të përkthimit të materialeve të projektit, po organizojmë grupe me bazë gjuhën, si videot e titruara ashtu edhe faqe të ndryshme web dhe lajme në site-in e fondacionit. Nëse jeni të interesuar, ju lutem, regjistrohuni te lista email për përkthimin dhe prezantoni veten. Te kjo listë mund të pajtoheni edhe duke dërguar një email te sympa@lists.freedomboxfoundation.org me fjalët subscribe il8n si subjekt.

Nëse doni të hidheni pa humbur kohë dhe të ndihmoni në përkthimim e videove, shkoni te faqja jonë e mediave dhe klikoni te menuja e titrave poshtë cilësdo video atje. Prej asaj menuje do të jeni në gjendje të shtoni përkthime të reja dhe të përmirësoni ato ekzistueset. Nëse keni një shfletues modern, krejt këtë mund ta bëni prej site-it web, pa u dashur të instaloni ndonjë software shtesë.

Ky site web mund të përkthehet edhe duke përdorur Transifex-in.

Lista Email Për Gjuhë të Caktuara

Nëse kjo do t'u vinte në ndihmë përpjekjeve tuaja për përkthim, mund të krijojmë nënlista për folës të një gjuhe të caktuar. Deri sot, kemi një për folës të gjuhës gjermane: i18n-german dhe një për ata të Spanjishtes: i18n-es.