privacy.sq   (100%)

Gjendja e privatësisë në botën dixhitale

Si grumbullohen, monetarizohen dhe humben të dhënat nga shfrytëzuesit e mëdhenj të të dhënave

Sa herë që ngarkoni një foto në Facebook ose përdorni një zbatim në telefonin tuaj të mençur, shkëmbeni një lehtësi të vockël me diçka që mund të shkojë deri në një humbje të thellë të privatësisë dhe vjedhje potenciale të identitetit.

Mundet që ato kushtet e stërgjata të shërbimit nuk i lexoni këto -- dhe 19% përqind e zbatimeve të lira as që merren me to -- por këto diktojnë se çfarë mund të bëjnë korporatat me të dhënat tuaja dhe se çfarë ndodh kur në këto shërbime hyhet nga të padëshiruar. Rreziqe të tjera që hasni ndërsa shijoni një zbatim janë sulmet e karremëzimit, mesazhet hedhurinë dhe vjedhje e identitetit, e deri te ekspozime më serioze, të tilla si gjendja juaj shëndetësore apo dënime që ju janë dhënë.

FreedomBox Foundation ka mbledhur të dhëna për gjendjen e tanishme të privatësisë, ose mungesën e saj, në botën e sotme të binarëve dixhitalë.

Të dhënat tona, nxjerrë prej burimesh me autoritet, tregojnë se sa më tepër persona bazohen te zbatimet dhe rrjetet shoqërore, aq më shumë po shtohen cënimet e sigurisë. Në të njëjtën kohë, fitimet e nxjerra nga reklamat përmes përdorimit të të dhënave tuaja po rriten gjithashtu në trajtë eksponenciale -- pra të njëjtat korporata që shesin të dhënat tuaja për të fituar para janë më pak të afta për t'ju mbrojtur nga shfrytëzimi që ju bëhet online.

Cënime të sigurisë si ai që pllakosi Sony Corp.-in në Prill do të bëhen më të shpeshtë: Rrjeti Playstation kompromentoi, sipas vlerësimeve, mbi 100 milionë llogari të dhënash personale të pakoduara, të tilla si emra, adresa, data lindjesh, kredenciale hyrjesh në llogari, veç dhjetëra mijëra apo madje miliona numra kartash krediti, potencialisht. Një cënim sigurie në rrjetin shoqëror më popullor të Koresë së Jugut solli rrjedhjen e të dhënave private të 35 milionë vetëve, thuajse 70% e popullsisë koreanojugore gjithsej.

Për faj të afërsisht 2460 cënimesh sigurie të bëra të njohura që prej 2005-s, është ekspozuar një shifër marramendëse prej 600 milionë zërash bazash të dhënash.

Me sinqeritet, mendojmë se kjo sasi informacioni është shumë e madhe për kënaqësinë që të japin pak orë zbavitje.

Por nuk mbetet me kaq. Dhjetorin e shkuar, Wall Street Journal hetoi funksionimin e 101 zbatimeve më popullore për celularë, për të zbuluar që më shumë se gjysma u transmetonte palëve të treta ID-në unike të pajisjes (që është e lidhur me gjeneralitetet e përdoruesit). Dyzeteshtatë zbatime transmetuan vendndodhjen e pajisjes celulare. Një zbatim popullor për muzikën, Pandora, dërgoi moshën, gjininë, vendndodhje dhe identifikuesin e telefonit te rrjete të ndryshme reklamash.

Grupi i plotë i të dhënave bashkangjitet këtu si grafik të dhënash. Jeni të lirë ta përdorni duke përmendur FreedomBox Foundation-in, siç përcaktohet nga leja e tij Creative Commons BY-SA.

Burime

http://www.email-marketing-reports.com/metrics/email-statistics.htm

http://thenextweb.com/google/2011/07/14/there-are-now-550000-android-phones-activated-every-day/

http://www.apple.com/pr/library/2011/07/19Apple-Reports-Third-Quarter-Results.html

http://investor.yahoo.net/sec.cfm?DocType=Annual&Year=2011&FormatFilter=

http://investor.google.com/financial/tables.html

http://www.microsoft.com/investor/EarningsAndFinancials/Earnings/PressReleaseAndWebcast/FY11/Q4/default.aspx

http://online.wsj.com/article/SB10001424052748704436004576297310274876624.html

http://www.mercurynews.com/wiretap/ci_18596988?nclick_check=1

http://www.privacyrights.org/data-breach#CP

Mark Hachman, Shumicës së Zbatimeve Për Celularë u Mungojnë Rregulla Privatësie: Study, PC MAGAZINE, 27 Prill, 2011

Scott Thurm dhe Yukari Iwatani Kane, Zbatimet Tuaj Ju Mbajnë Nën Vëzhgim, THE WALL STREET JOURNAL, 17 Dhjetor, 2010

This page is also available in the following languages, thanks to the work of our excellent translation team: