learn.sq   (86%)

Njihuni Me FreedomBox!

Eben Moglen shpjegoi idenë e FreedomBox-it në një intervistë të shkurtër te CBS Evening News. Kemi edhe një fletë-palosje njëfaqëshe që u shpjegon shpejt dhe lehtë kutinë njerëzve. Shtypeni dhe shprëndajeni në konferencën tuaj të ardhshme!

Ç'është FreedomBox-i?

FreedomBox-i do ta kthejë në dorën e njerëzve kontrollin e komunikimeve të koduara me zë ose tekst, botimin anonim, pjesëmarrjen në rrjetet shoqërore, shkëmbimin e objekteve media, dhe (mikro)blogimin.

Shumë nga software-i ekziston që tani: rrugëzimi i ashtuquajtur "qepë", kodimi i shifruar, rrjetet virtuale private, etj. Ka po ashtu kompjuter të imtë, që harxhojnë shumë pak, të njohur si "shërbyesa spinë" që xhirojnë këto software-e. Pjesa e vështirë është integrimi i krejt kësaj teknologjie, shpërndarja e saj, dhe lehtësimi i përdorimit të saj edhe nga ata që nuk kanë njohuri të llojit. Pjesa e vështirë është te decentralizimi, që përdoruesit të mos jenë të detyruar të përdorin dhe zënë besë infrastrukturave të centralizuara.

Kjo është pra FreedomBox-i: integrojmë mbrojtjen e privatësisë me një shërbyes ekonomik në formën e një spine, me qëllim që gjithkush të mund t'i gëzohet privatësisë. Të dhënat tuaja nuk dalin nga shtëpia juaj dhe nuk shfrytëzohen dot nga qeveritë, miliarderët, bandat apo qoftë edhe nga fqinjë gjuhëgjatë.

Me FreedomBox-e në shtëpinë e vet, gjithkush, pavarësisht nga aftësitë teknike, mund të shijojë lehtësisht komunikim të sigurt, privat, dhe madje anonim!

Ç'na duhet FreedomBox?

FreedomBox-i integron mbrojtjen e privatësisë me një shërbyes spinë ekonomik që kushdo të mund t'i gëzohet privatësisë. Të dhënat tuaja nuk dalin nga shtëpia juaj dhe nuk shfrytëzohen dot nga qeveritë, miliarderët, bandat apo qoftë edhe nga fqinjë gjuhëgjatë. Të tjerë shembuj praktikë ku duket dobia e FreedomBox-it:

Për një listë të aftësive të FreedomBox-it, shihni faqen tonë Synime.

Kë përfaqëson FreedomBox-i?

FreedomBox is a collaborative project of programmers around the world who believe in Free Software, Free Society. Many of its members will come from the Debian community, and many will come from other corners of the Free World. Bdale Garbee, former Debian Project Leader is the project's Tech Lead.

The FreedomBox Foundation, which supports the FreedomBox Project and conserves the free software it makes, is led by its President, Eben Moglen, Professor of Law at Columbia Law School and founder of the Software Freedom Law Center, Bdale Garbee, former Debian Project Leader is the project's Tech Lead and President of Software in the Public Interest, and Yochai Benkler, Berkman Professor of Entrepreneurial Legal Studies at Harvard, and faculty co-director of the Berkman Center for Internet and Society.

Një përshkrim më i plotë i ekipit tonë mund të gjendet te faqja ekipi.

FAQ

Fondacioni ka botuar një FAQ që zë e u përgjigjet pyetjeve më të rëndomta lidhur me hapat pasues dhe rreth marrëdhënieve tona me pjesën tjetër të bashkësisë.

Fjalë, Shtypi dhe Prezantime

We announce and document talks, press and appearances here.

This page is also available in the following languages, thanks to the work of our excellent translation team: